Haradinaj nga Ferizaj: Në kohën e krizës ekonomike, konsultimi me popullin është i domosdoshëm - NACIONALE

Haradinaj nga Ferizaj: Në kohën e krizës ekonomike, konsultimi me popullin është i domosdoshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në komunën e Ferizajit, ku katakuar qytetarë dhe simpatizantë të AAK-së në këtë komunë.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me qytetarët ka biseduar për krizën ekonomike, situatën me energji dhe grevën në arsim.

Status i plotë:

Në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm. Në këtë frymë ishte edhe bashkëbisedimi i sotëm me qytetarët e Ferizajt.

U dakorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve.

Diskutuam edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale.

Jemi më të fortë kur jemi bashkë!

Lajme të ngjashme