Haradinaj: Nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova ka ndërtuar dhe ruajtur miqësi të qëndrueshme me partnerët e saj ndërkombëtarë, nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë.
Ai ka theksuar se marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk kanë qenë thjesht simbolike, por funksionale dhe me peshë strategjike për shtetin e Kosovës.
Sipas Haradinajt, vendime thelbësore që lidhen me sigurinë, forcimin e ushtrisë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar janë marrë gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët.
Postimi:
“ALEATËT KËTU!
Nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.
Në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova nuk ishte e vetmuar, ajo kishte miqësi të ndërtuara mbi besim, koordinim dhe respekt reciprok.
Marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike. Vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar u morën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët.
E QYSH ME IA KTHY SHPINËN ALEATËVE TANË?”