Haradinaj në terren nga shtatori: Do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarë për dialogun
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nga java e parë e shtatorit do të fillojë një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit.
Gjatë këtyre takimeve, Haradinaj ka thënë se do të flasë për dialogun, njohjen reciproke, situatën e rëndë ekonomike e sociale.
“Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë.
Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit.
Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike - sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike.
Poashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin.
Këto ditë do t'ju njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve”, ka shkruar Haradinaj.