Haradinaj në ShBA, takohet me Escobar: Arritjet e Kosovës e kanë vulën e Amerikës
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar emisarin e ShBA-së për Ballkanin Përendimor, z.Gabriel Esocabr.
Haradinaj i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar se arritjet e Kosovës si shtet përveç sakrificës së popullit të Kosovës e mbajnë edhe vulën e ShBA-ve.
E plotë:
Ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e fillova me takimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, me emisarin e qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar.
Në takim theksova që arritjet e deritanishme si shtet, përpos që janë meritë e sakrificës së shumë brezave ndër vite, padyshim e kanë vulën e Amerikës.
Në takimin me z. Escobar u dëshmua mbështetja e parezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës, në veçanti në proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke përfshirë edhe procesin e dialogut.
Kërkova që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.
Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë.