Haradinaj: Në 27 vjetorin e rënies së Luanit na nderuan miq e bashkëluftëtarë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e vëllai i heroit Luan Haradinaj, Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook për 27 vjetorin e rënies së Luanit.
Haradinaj ka thënë se në këtë përvjetor ka pasur vizita nga miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha pjesët e Atdheut, duke shtuar se ndihet i nderuar.
“Veçanërisht jam nderuar me prezencën e mikut të dëshmuar të Kosovës, Komandantit të Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Major General Timothy E. Orr; liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti; bacit Halit Konushevci; familjes Fazliu; Gjeneral Kudusi Lama; bashkëluftëtarëve të Luanit; Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; dhe shumë kolegëve e bashkëpunëtorëve. ” – ka shkruar ndër të tjera ish-komandanti i UÇK-së.
E plotë:
Në 27 vjetorin e rënies së Luanit dhe përvjetorin e bacit Smajl, në homazhe në Gllogjan, dhe në Akademinë Përkujtimore në Pejë, na nderuan shumë miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha pjesët e Atdheut.
Veçanërisht jam nderuar me prezencën e mikut të dëshmuar të Kosovës, Komandantit të Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Major General Timothy E. Orr; liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti; bacit Halit Konushevci; familjes Fazliu; Gjeneral Kudusi Lama; bashkëluftëtarëve të Luanit; Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; dhe shumë kolegëve e bashkëpunëtorëve.
Le të jetë i përhershëm kujtimi për Heronjtë e Kombit