Haradinaj nderon viktimat e 11 Shtatorit: Ekzistenca jonë është e lidhur me Amerikën
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Pas homazhe te memoriali i cili ndodhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ai ka bërë me dije se ekzistenca e Kosovës është e lidhur me ShBA-në.
“Fati i popullit tonë dhe jeta jonë, ekzistenca jonë është e lidhur me Amerikën. Më 24 marsin e vitit 99’ kur Amerika i priu NATO-s ndërhyri në luftën e Kosovës, duke filluar fushatën ajrore, bombardimin e caqeve serbe. Kjo ndjenjë e këtillë e një lidhje të jetës të gjakut të popullit tonë, shqiptarëve me Amerikën është e fuqishme. Jemi tronditur më 11 shtator me sulmin terrorist në Amerikë me humbjen e shumë jetëve të pafajshme, ndër ta edhe shqiptarë dhe qeveria e Kosovës në të kaluarën ka ngritur një memorial, i cili është modest në kujtim të viktimave të 11 shtatorit”, ka thënë Haradinaj.