Haradinaj nderon të birin e presidentit Biden: Jemi mirënjohës - NACIONALE

Haradinaj nderon të birin e presidentit Biden: Jemi mirënjohës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te lapidari i vendosur në nderim të djalit të presidentit amerikan, Beau Biden.

Në një postim në facebook, Haradinaj ka shkruar se djali i Joe Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

POSTIMI:

Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë, Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës.

Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë, falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejtë paqes dhe prosperitetit në Ballkan.

Lajme të ngjashme