Haradinaj: Poshtërsia e Kurtit nuk paska kufij
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme zi rezultat i siç ka thënë ai, “vendimeve arbitrare të Albin Kurtit”.
Mosrealizimi i pagave për mësimdhënës është njëra ndër arsyet që sipas Haradinajt dëshmon që kjo qeveri është antikombëtare e antinjerëzore.
“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme. Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore. Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij!” – tha ai.