Haradinaj: Momenti që BE-t’ia dorëzojë portofolin Bidenit për dialogun - NACIONALE

Haradinaj: Momenti që BE-t’ia dorëzojë portofolin Bidenit për dialogun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas takimit të djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e diplomatëve të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçaj dhe Josep Borrell, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se tash është momenti që t’i dorëzohet portofolin SHBA-së.

Haradinaj tha se Kosova duhet t’i shprehë mirënjohje BE-së, por tash është momenti që dialogun ta marrë nën udhëheqje presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Me Bidenin si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, Haradinaj beson se do të arrihet marrëveshja finale për njohje reciproke.

Sipas të parit të AAK-së, ishte SHBA-ja që kësaj here e ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, Haradinaj tha se nuk duhet që dialogu të rikthehet në temat e njëjta.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema.

Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.

Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë - Serbi.

Lajme të ngjashme