Haradinaj mirëpret mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës përmes MCC-së, s’i përmend Kurtin e Osmanin
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur marrëveshjen e MCC-së me Qeverinë e Kosovës për projektin e energjisë.
Haradinaj reagoi përmes një shkrimi në facebook, ku e përmendi edhe takimin e delegacionit të Kosovës me sekretarin Blinken, ama s’i përmendi Kurtin e Osmanin me emër.
Në fund, Haradinaj tha se tash është koha për marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.