Haradinaj: Ministri i Listës Serbe i ka plotësuar kushtet për shkarkim nga Kurti - NACIONALE

Haradinaj: Ministri i Listës Serbe i ka plotësuar kushtet për shkarkim nga Kurti

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Meliza Haradinaj-Stublla, ish-ministre e Punëve të Jashtme, ka thënë se ministri i Listës Serbe duhet tashmë të shkarkohet, pasi që i ka përmbushur të gjitha kushtet.

“Ministri i Listës Serbe nuk ka nevojë të hamendësohet fare nëse do të largohet nga institucionet e RKS apo jo. Ai tashmë i ka përmbushur dhe tejkaluar kushtet për shkarkim nga KM Kurti.”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook.

Tutje, Haradinaj, ka shkruar se koalicioni në mes Listës Serbe dhe VV nuk ekziston, duke thënë se kushtin kushtetues mund ta përmbushë me ndonjë figurë tjetër nga radhët e komunitetit serb.

“Edhe ashtu, koalicioni formal me LS nuk ekziston dhe kjo qeveri nuk varet nga kjo parti. Kushtin kushtetues mund t’a përmbushë Qeveria jonë me cilëndo figurë politike nga radhët e komunitetit serb që vërtetë dëshiron mirë-integrimin dhe ndërtimin e kohezionit ndër-etnik në Kosovë.”, shkroi tutje Haradinaj.

Kujtojmë që zyrtarët e Listës Serbe, me ftesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, morën pjesën në takimin e së dielës në Beograd, e ku Vuçiq mbajti një fjalim të gjatë.

Lajme të ngjashme