Haradinaj merr pjesë në hapjen e “Hardh Fest”: Rahoveci bashkon shumë vlera që na bëjnë krenarë si shqiptarë - NACIONALE

Haradinaj merr pjesë në hapjen e “Hardh Fest”: Rahoveci bashkon shumë vlera që na bëjnë krenarë si shqiptarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së Festivalit të Rrushit “Hardh Fest” në Qytetin e Rahovecit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qyteti i Rahovecit bashkon shumë vlera dhe ato vlera na bëjnë krenarë si shqiptarë.

Ai tutje ka thënë se si Kosovë, i kemi disa synime pa të cilat do te kemi vështire ta zhvillojmë çdo sektor të vendit.

Ku ka shtuar se synim është anëtarësimi në institucionet euro-atlantike, veçanërisht më NATO.

Postimi i plotë:

Qyteti i Rahovecit bashkon shumë vlera dhe ato vlera na bëjnë krenarë si shqiptarë. Në kohën e përpjekjeve për liri, Rahoveci ka kryer provimin më të vështirë të asaj kohe, angazhimin, sakrificën e luftën për liri. Ky qytet atdheut i dha shumë dëshmorë e martirë. Po ashtu, në periudhën e shtetndërtimit, me kontributin në zhvillim ekonomik ka dhënë mjaft dëshmi se sa i rëndësishëm është ky qytet dhe njerëzit e tij për Kosovën.

Gjatë fjalës sime në ceremoninë hapëse të festivalit tradicional të vjeljes së rrushit "Hardh Fest" falënderim të posaçëm i shpreha vreshtarëve e veçanërisht afaristit të suksesshëm shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj, i cili gjithë mundin e jetës së tij e të familjes gjatë e ka investuar në Kosovë. Kjo është një dëshmi që bashkëpunimi e investimet e përbashkëta janë storje suksesi që çojnë vendin përpara.

Gjatë fjalës sime, po ashtu theksova që si Kosovë, i kemi disa synime pa të cilat do te kemi vështire ta zhvillojmë çdo sektor të vendit. Synim e kemi anëtarësimin në institucionet euro-atlantike, veçanërisht më NATO. Për të arritur këtë qellim nuk guxojmë të largohemi nga aleatët tanë, por duhet të afrohemi me ta që ta kenë besimin tek ne që bashkërisht t'i arrijmë objektivat.

Vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit, i urova suksese në punën e tyre!

Lajme të ngjashme