Haradinaj me Hovenier: Plani franko-gjerman duhet të mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia - NACIONALE

Haradinaj me Hovenier: Plani franko-gjerman duhet të mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Plani frank-gjerman “duhet t’ia mundësojë Kosovës rrugën e njohjes nga Serbia”, i ka thënë Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një takim të zhvilluar në selinë e AAK-së.

Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj ia kumtoi Hovenier-it qëndrimin mbështetës të AAK-së ndaj Marrëveshjes Bazike, për të cilën thotë se gjithashtu se ajo duhet të mundësojë edhe “anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”.

Njoftimi i Haradinajt:

Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.

E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t'i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme