Haradinaj me falënderim për “heronjtë e gjallë” që po punojnë në Ibër-Lepenc - NACIONALE

Haradinaj me falënderim për “heronjtë e gjallë” që po punojnë në Ibër-Lepenc

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj i AAK-së me anë të një video ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë ata siç i ka quajtur heronjë të gjallë, që po punojnë e po angazhohen në vendin ku ndodhi sulmi i cili po cilësohet si terrorist, pra në Ibër-Lepenc.

"Të gjitha njësitet emergjente në Republikën e Kosovës, dëshiroj t'iu falenderojë përzemërsisht për angazhimin tuaj në temperatura të ulta. Vetëm ky angazhim i juaji dëshmon qartë se Kosova është shtet i sigurt bashkë me aleatët e saj dhe sado që të tjerët tentojnë ta cenojnë nuk ka kthim mbrapa. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe krah aleatëve të saj përjetësisht", ka thënë Daut Haradinaj.

Lajme të ngjashme