Haradinaj me akuza ndaj Kurtit: Është i rekturuar në burg të Serbisë, zbaton agjendën ruse - NACIONALE

Haradinaj me akuza ndaj Kurtit: Është i rekturuar në burg të Serbisë, zbaton agjendën ruse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradianj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se "po zbaton agjendë ruse".

Madje, kreut të AAK-së, Kurti "është i rekturuar në burg të Serbisë" duke e akuzuar se ka për qëllim të distancojë Kosovën "nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike".

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekturuar në burg të Serbisë. Ka qenë edhe para se me shku në Serbi i afërt me serbë, këtu në Prishtinë, ka kalu kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së nuk e di si ka ardh deri aty e shpjegon historia që është i rektrutun. Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit vet me këto aktet populiste. Unë nuk jam njeri që flas bash pahiri”, ka thënë ai në "Rubikon" të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme