Haradinaj mbështet protestën e radhës për ish-krerët e UÇK-së: Përjetë UÇK - NACIONALE

Haradinaj mbështet protestën e radhës për ish-krerët e UÇK-së: Përjetë UÇK

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë në përkrahje të protestës së radhës së OVL-UÇK-së për kundërshtimin e padrejtësive që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka ftuar shqiptarët e diasporës që të marrin pjesë në protestës që do të mbahet në Strasburg të Francë, më 14 nëntor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradnaj ka shkruar se gjithmonë do të jetë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare.

“Përjetë UÇK! 🇦🇱 Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme