Haradinaj: Marshi për Drejtësi i bën dëm të akuzuarve në Hagë - NACIONALE

Haradinaj: Marshi për Drejtësi i bën dëm të akuzuarve në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në "Rubikon" në Klan Kosova se Marshi për Drejtësi nuk i sjell asnjë përfitim ish-krerëve të UÇK-së të cilë po mbahen në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Ai madje ka thënë se aktivitete të tilla vetëm mund ta pëngojnë drejtësinë pasi gjykata është imune ndaj zhvillimeve të tilla.

Sipas ish-kryeministrit, marshi i organizuar në mbështetje të të akuzuarve mund të dëmtojë procesin gjyqësor nëse Prokuroria që t’i shfrytëzojë këto si klimë kundër drejtësisë.

"Në aspektin emocional janë të mira, vlerësuese për UÇK-në dhe sakrificën e të akuzuarve por nuk mendoj që kanë ndonjë ndikim, të paktën jo pozitiv në procedura sepse gjykata është imune ndaj këtyre zhvillimeve përderisa këto nuk arrijnë të jenë pengim i drejtësisë. Ndërsa, nëse mbërrin Prokuroria që t’i shfrytëzojë këto si klimë kundër drejtësisë, realisht i bën dëm të akuzuarve.” - pohoi Haradinaj,

Lajme të ngjashme