Haradinaj: Marrëveshja finale do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se marrëveshja finale do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura.
Haradinaj para qytetarëve të Deçanit ka deklaruar se ka mbi një vit që punohet për marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se i njëjtë ka qenë personalisht i angazhuar për këtë temë.
“Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka deklaruar se gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Deçanit kanë përsëritur shqetësimin për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri.