Haradinaj: Mafia energjetike nuk po fshihet më, kur është fundi? Kjo është gjendje e jashtëzakonshme - NACIONALE

Haradinaj: Mafia energjetike nuk po fshihet më, kur është fundi? Kjo është gjendje e jashtëzakonshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rastin e kompanisë së vëllait të Luan Dalipi, që pritet të merret me tregti të rrymës.

Ai ka thënë se mafia energjetike nuk po fshehet më.

Postimi:

Mafia energjetike nuk po fshihet më. Nën dritën e diellit, me emër e mbiemër, para syve të një populli të vjedhur, kompania e vëllaut të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit pa legjitimitet Kurti, shpërblehet në emër të “tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë. Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar.

Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi.

Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?

Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare.

Lajme të ngjashme