Haradinaj: Liria dhe shteti ynë i ka rrënjët në Prekaz - NACIONALE

Haradinaj: Liria dhe shteti ynë i ka rrënjët në Prekaz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se liria e shteti i Kosovës i ka rrënjët në Prekaz.

Derisa ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”, në prag të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ai ka thënë se sakrifica e familjes Jashari ishte vazhdimësi i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për liri.

“Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familjare Jashari, ishin vazhdimësi e përpjekjeve qindra vjeçare të shqiptarëve për liri. Guximi për të vepruar hapur e gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë. Liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të parreshtura, në Prekazin legjendar. Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme