Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn: Gratë e UÇK-së janë vlerë historike - NACIONALE

Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn: Gratë e UÇK-së janë vlerë historike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vdekjen e ish-bashkëluftëtarën Fetnete Ramosaj.

Në 6-vjetoirn e vdekjes se saj, Haradinaj ka vlerësuar se Ramosaj ka qenë zëri i UÇK-së dhe mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se gratë e UÇK-së janë vlerë historike.

“Në 6-vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë me nder heroinën Fetnete Ramosaj. Zëri i UÇK-së, mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë, trimërisht deri në frymën e fundit. Gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka. Krenari e mirënjohje!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme