Haradinaj kujton betejën e Rogovës së Hasit: Ky rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë - NACIONALE

Haradinaj kujton betejën e Rogovës së Hasit: Ky rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit në përvjetorin e saj.

Ai ka vlerësuar se rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka me emër ka përmendur heronjtë e kësaj beteje.

"Sot, me krenari kujtojmë heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit. Ky rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë. Burrat elitarë, të prirë nga vëllezërit Lleshi, Komandant Agim Zeneli, Agron dhe Sejdi Rama, Luan Smajli, Agush Gjocaj, Valon Gashi, Bahtijar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gëzim Ademaj, Haxhi Kleqka, Gaspër Karaqi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, gjithçka për lirinë", ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme