Haradinaj: Koha për improvizime ka mbaruar - është momenti për veprim të vendosur - NACIONALE

Haradinaj: Koha për improvizime ka mbaruar - është momenti për veprim të vendosur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka mbajtur një takim në Kaçanik, ku prezantoi kandidatët për deputetë nga ky rajon dhe theksoi sfidat me të cilat po përballet komuna.

Ai kritikoi qeverinë aktuale për dështimin në realizimin e projekteve themelore, duke e cilësuar si një pengesë kryesore për zhvillimin e Kaçanikut dhe të gjithë Kosovës.

"Qeverisja aktuale ka dështuar në mënyrë të turpshme në realizimin e projekteve elementare për Kaçanikun. Stadiumi i filluar para 6 vjetësh qëndron si dëshmitar i paaftësisë së tyre, ndërsa ujërat e zeza vazhdojnë të jenë kërcënim për shëndetin e qytetarëve. Kjo papërgjegjshmëri në qeverisje po e mban peng zhvillimin e një qyteti historik që meriton shumë më tepër." - tha ai.

Kreu i AAK-së shtoi se "antarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, është kthesa e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit".

Lajme të ngjashme