Haradinaj kërkon nga qeveria të ndajë fond emergjent pas vërshimeve në Pejë - NACIONALE

Haradinaj kërkon nga qeveria të ndajë fond emergjent pas vërshimeve në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar në Pejë për ta parë nga afër situatën e krijuar atje pas vërshimeve.

Ai ka vizituar familjen e viktimave nga vërshimet dhe disa familje të tjera.

Postimi:

Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.

Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.

Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira!

Lajme të ngjashme