Haradinaj ia uron ditëlindjen Ismail Kadaresë: Paç jetën e gjatë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare në ditëlindjen e tij.
“I dashur Ismail Kadare, Urime ditëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat. Paç jetën e gjatë!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kadare sot më 28 janar ka mbushur 88 vite jetë.