Haradinaj i shkon Vjosa Osmanit në zyrë, përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes - NACIONALE

Haradinaj i shkon Vjosa Osmanit në zyrë, përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se, me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një diskutim lidhur me Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Haradinaj ka shprehur vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, duke theksuar rëndësinë e veçantë që ka çdo partneritet me SHBA-në për Kosovën.

Ai ka shtuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim, duke e cilësuar bashkëpunimin me SHBA-në si jetik për interesat shtetërore të Kosovës.

Lajme të ngjashme