Haradinaj i nderuar nga vizita presidenti Begaj në Gllogjan: Gjaku s’bëhet ujë - NACIONALE

Haradinaj i nderuar nga vizita presidenti Begaj në Gllogjan: Gjaku s’bëhet ujë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar familjen e tij në Gllogjan.

Haradinaj ka thënë se është i nderuar nga vizita e Begajt.

Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri!” – ka shkruar ai

Shkrimi i plotë:

Lajme të ngjashme