Haradinaj i emocionuar uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor - NACIONALE

Haradinaj i emocionuar uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor.

Në ditën e parë të fillimit të këtij viti shkollor, ai bashkë me kryetarin e kësaj komune ka vizituar shkollën fillore "7 Marsi".

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, pata nderin të vizitoj Komunën e Suharekës dhe të bisedoj me kryetarin Bali Muharremaj, një kryetar shembull për angazhim në të gjitha sferat e jetës. Bashkë me kryetarin dhe deputeten Albana Bytyqi, po ashtu vizituam shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën fillore "7 Marsi", me ç'rast takuam personelin dhe nxënësit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e saj në “Facebook”.

Ai është shprehur i emocionuar.

Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin. Urime nxënës, mësimdhënës e prindër të dashur!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme