Haradinaj: Hapja e Urës së Ibrit është përgjigjja më e mirë ndaj deklaratës së “Kuvendi gjithëserb”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar hapjen e Urës së Ibrit si përgji më e mirë që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtarr do t'ia jepte Serbisë pas deklarimeve për “Kuvendin gjithëserb”
Haradinaj ka thënë se Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in.
"Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit.” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.