Haradinaj: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë shkurton rrugën integruese të Kosovës
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur hapin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se beson fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe për Kosovë.
“Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj. Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.