Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar grevën e minatorëve të Trepçës.
Në shënim të 37-vjetorit të kësaj greve, ai ka thënë se me nderim e përkujton këtë ngjatje të rëndësishme.
Në profilin e saj në Facebook, ai ka shkruar Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore.
“Grevat e Minatorëve ishin akte të guximshme dhe momente kthese në rrugën tonë drejt lirisë. Sot, në shënim të 37-vjetorit të Grevës së Minatorëve, me nderim kujtuam veprën e më shumë se 1300 minatorëve të asaj kohe. Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e punëtorëve të devotshëm të kohë, ishte rikthimi i Trepçës në forcë ekonomike të vendit. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës”, ka shkruar ai.