Haradinaj: Goditja ndaj VITA-s është goditje ndaj prodhimit vendor dhe fermerëve të Kosovës - NACIONALE

Haradinaj: Goditja ndaj VITA-s është goditje ndaj prodhimit vendor dhe fermerëve të Kosovës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj mbylljes së qumështores VITA, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës.

Sipas Haradinajt, mbyllja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj në vend, përmes vendimeve që ai thotë se janë marrë me direktiva të Qeverisë në detyrë, prek mijëra fermerë që furnizojnë çdo ditë me qumësht, qindra punëtorë dhe familjet e tyre.

Ai ka kritikuar qasjen e institucioneve ndaj prodhuesve vendorë, duke theksuar se, në vend të mbështetjes, po krijohet pasiguri për investimet dhe zhvillimin ekonomik.

Haradinaj u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndalin çdo vendim arbitrar që, sipas tij, rrezikon prodhimin vendor dhe mirëqenien e mijëra familjeve kosovare, duke theksuar se Kosova ndërtohet duke mbështetur fermerët, punëtorët dhe sipërmarrësit që krijojnë vende pune.

Lajme të ngjashme