Haradinaj: Diaspora ka qenë shtylla e Kosovës në çdo etapë - NACIONALE

Haradinaj: Diaspora ka qenë shtylla e Kosovës në çdo etapë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar rolin historik të diasporës në momentet kyçe të shtetformimit. Ai tha se mbështetja e mërgatës ka qenë e pandalshme, qoftë në kohën e rezistencës paqësore, qoftë në luftë apo në procesin e rimëkëmbjes pasluftës.

“Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale,” deklaroi Haradinaj. Sipas tij, gjatë luftës diaspora u angazhua drejtpërdrejt, duke u bërë pjesë e përbërëse e përpjekjes për liri dhe logjistikës së UÇK-së. “Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës,” shtoi ai.

Pas konfliktit, sipas Haradinajt, diaspora ka vazhduar të qëndrojë përkrah vendit “në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit”. Ai e mbylli deklaratën duke theksuar se “diaspora dhe Kosova janë një, të pandashme”.

Lajme të ngjashme