Haradinaj dhe Ramosaj presin në takim adminiralin amerikan Witkoff
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj kanë pritur në Komunën e Deçanit delegacionin e lartë të NATO-s, të udhëhequr nga admirali George M. Wikoff.
Në një postim në Facebook, Ramosaj ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në komunë, bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in dhe rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Statusi i plotë nga Ramosaj:
Sot, së bashku me ish-Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Deçanit delegacionin e lartë të NATO-s, të udhëhequr nga Admirali George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, me bashkëpunëtorët e tyre.
Gjatë takimit biseduam për situatën e sigurisë në komunën tonë, bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in dhe rolin e rëndësishëm që NATO ka pasur dhe vazhdon të ketë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tyre ndaj sigurisë së qytetarëve tanë, duke ritheksuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Deçani mbetet një komunë e qetë, e sigurt dhe mikpritëse, ku paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi janë vlera që i ruajmë dhe i kultivojmë çdo ditë.