Haradinaj dhe Pacolli vizitojnë myftiun Tërnava - NACIONALE

Haradinaj dhe Pacolli vizitojnë myftiun Tërnava

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradnaj, se bashku me deputetin Behgjet Pacolli sot kanë vizituar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

I pari i AAK-së është shprehur i lumtur që i është përmirësuar gjendja shëndetësore të parit të BIK-ut.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj Myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore. I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet. Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme