Haradinaj dhe Limaj sërish bëhen bashkë, sot do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor - NACIONALE

Haradinaj dhe Limaj sërish bëhen bashkë, sot do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate do t`i bashkojnë rrugët sërish. Ramush Haradnija dhe Fatmir Limaj janë pajtuar për arritjen e një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.

Gazeta Nacionale ka mësuar se sot në orët e paditës në zyrat e AAK-së të dy liderët e partive politike do të nënshkruajnë këtë koalicion.

Po, është punë e kryer. Sot pasdite në AAK do të nënshkruhet ky koalicion”, ka thënë për gazetën Nacionale një burim brenda këtyre dy partive.

Ky nuk është koalicioni i parë i këtyre dy partive politike. AAK dhe Nisma kishin bërë koalicion parazgjedhor edhe në prill të vitit 2016.

Lajme të ngjashme