Haradinaj: Buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as Kryeminisrit e as Ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket - NACIONALE

Haradinaj: Buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as Kryeminisrit e as Ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim të fundit në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ashpër lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat, për investime të reja kapitale në vitin 2024.

Haradinaj ka thënë mes tjerash se buxhetin e shtetit nuk ua ka lënë "baba" as kryeministrit Albin Kurti e as ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“A janë taksapaguesit e komunave ku nuk qeverisë Vetëvendosje të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera? Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga VV. Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as kryeministrit e as ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme