Haradinaj: Bjeshkët e Kosovës kanë potencial të madh për turizëm malor dhe skijim
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndjekur nga afër garën e skijimit të organizuar në Bjeshkët e Nemuna nga Komuna e Deçan dhe Federata Skitare e Kosovës.
Haradinaj tha se është inkurajuese rritja e interesimit për sportet dimërore, duke theksuar se terrenet dhe bukuritë natyrore të bjeshkëve të Kosovës dëshmojnë potencialin e madh për zhvillimin e turizmit malor dhe sportit të skijimit në vend