Haradinaj: Aspiroj postin e kryeministrit, mund ta ndihmojë më shumë Kosovën - NACIONALE

Haradinaj: Aspiroj postin e kryeministrit, mund ta ndihmojë më shumë Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pohuar se do të ishte më efektiv në ndihmën për Kosovën si kryeministër dhe jo si president. Në një intervistë në "Pressing" në T7, Haradinaj ka theksuar se ishte e pritshme që Lëvizja Vetëvendosje të fitonte zgjedhjet dhe që do të kishte një shumicë për qeverinë.

Haradinaj ka shtuar se nuk ka qëllim të bëjë balancën ndaj Kurtit në pozitën e tij si president i Kosovës, por do të dëshironte të kandidonte për kryeministër. Ai beson se në këtë pozicion mund të ndihmonte më shumë vendin, duke i dhënë Kosovës atë që ajo ka nevojë.

“Unë besoj se do t’i kisha ndihmuar Kosovës. Sigurt kam besuar që mund t’i ndihmojë. Ishte e pritshme që VV-ja do t’i fitonte zgjedhjet, ishte e pritshme që do ta kenë një shumicë për Qeverinë dhe kam pasur dëshirë ta shfrytëzojë fuqinë e opozitës për të krijuar një balancë ndaj Kurtit duke qenë ai kryetar i Qeverisë. Unë nuk e kam qëllimin më t’ia bëjë këtë balancë Kurtit, pra me qenë unë President një ditë. Unë shpresoj që në Kosovë do të vijnë ndryshimet, do të vjen një qeveri e re. Personalisht e aspiroj detyrën e kryetarit të Qeverisë. Pse? Për shkak se unë shpresoj se në gjendjen që është sot, më shumë mund ta ndihmojë Kosovë.” – tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme