Haradinaj: Arsimi nuk është prioritet i Qeverisë Kurti - NACIONALE

Haradinaj: Arsimi nuk është prioritet i Qeverisë Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me çështjen e arsimit në Kosovë.

Haradinaj ka theksuar se arsimi fatkeqësisht nuk është prioritet i qeverisë, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Fatkeqësisht Arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie. Problemet janë shtuar dhe janë alarmante. Ndikimi i dëmshëm politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulëta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore dhe lufta e hapur ndaj sindikatave dhe mësimdhënësve, kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme