Haradinaj: Albin Kurti nuk është më premtim, është bilanc - NACIONALE

Haradinaj: Albin Kurti nuk është më premtim, është bilanc

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se Haradinaj nuk është më premtim.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar Se Kurti sot është bilanc.

“Që nga viti 2019, Albin Kurti ka kërkuar besimin e qytetarëve në emër të ndryshimit. Për një kohë, shumë njerëz e panë si alternativë ndaj politikës së mëparshme dhe si mundësi për një shtet më të fortë, më të drejtë dhe më funksional. Por ajo kohë ka kaluar. Sot ai nuk është më premtim. Sot ai është bilanc. Dhe bilanci i tij nuk matet me fjalët që thotë për veten, por me gjendjen e vendit. Pyetja është e thjeshtë: a është bërë Kosova më stabile, më funksionale dhe më e fortë si shtet pas gjithë këtyre viteve me Albin Kurtin në krye të pushtetit? Përgjigjja është jo”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në mandatin e Kurtit tensioni është kthyer në mënyrë qeverisjeje.

“Në këto vite kemi parë krizë pas krize, bllokadë pas bllokade dhe përplasje të vazhdueshme politike e institucionale. Tensioni është kthyer në mënyrë qeverisjeje. Edhe zhvillimet e fundit me Presidenten Osmani dhe me Gjykatën Kushtetuese e bënë të qartë se problemi nuk është vetëm tek opozita, as vetëm tek rrethanat. Problemi është vetë modeli i pushtetit të Albin Kurtit, i cili prodhon tension edhe brenda institucioneve më të larta të shtetit. Kjo është çështja thelbësore. Një kryeministër mund të ketë dallime politike me kundërshtarët, mund të ketë mosmarrëveshje me partnerët dhe mund të përballet me sfida të vështira. Por kur krizat përsëriten vazhdimisht, atëherë nuk kemi më të bëjmë me raste të veçuara. Kemi të bëjmë me një model. Dhe modeli i Albin Kurtit është pikërisht ky: konflikt i përhershëm, mobilizim i përhershëm dhe shumë më pak shtet sesa është premtuar”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme