Haradinaj: AAK-ja mbështet shpërndarjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit - NACIONALE

Haradinaj: AAK-ja mbështet shpërndarjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nisma e kryeministrit Kurti për të shpërndarë Parlamentin tregon lëvizjen e tij dëshpëruese për të kërkuar “shpëtimin”.

Ai tha se AAK “, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit”.

Postimi:

Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S'ka asnjë mëdyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij.

Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër - Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!

Lajme të ngjashme