Hapja e pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, QKMK del me njoftim
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare ka dhënë detaje në lidhje me hapjen për qarkullim të pikave kufitare në Merdarë dhe Bërnjak.
QKMK kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të japin informacione për çdo zhvillim të ri.
“Njoftohen të gjithë qytetarët se janë hapur për qarkullim PKK Merdarë dhe PKK Bërnjak. QKMK dhe autoritetet kompetente do të vazhdojnë t'u mbajnë të informuar për çdo zhvillim të ri. Për më shumë thirrni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë).” – thuhet në njoftim.