Hapet zyrtarisht konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj - NACIONALE

Hapet zyrtarisht konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj, është hapur zyrtarisht sot.

Maqedonci në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se konkursi do të jetë i hapur deri me 10 tetor dhe të gjithë mund të aplikojë në faqen e ministrisë së Mbrojtjes.

“Të rinj e të reja të Republikës së Kosovës, të gatshëm për t'i shërbyer atdheut, ju njoftojmë se konkursi për t'u bërë pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot zyrtarisht është hapur. Ushtria jonë do të pranoj 300 te rinj që do të mbrojnë Republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur. Nga sot deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t'u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në web faqen e ministrisë duke plotësuar formularin në këtë link:

https://rekturimi.fsk.rks.org/...

Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes.”, ka shkruar Maqedonci.

Lajme të ngjashme