Hapet thirrja e re për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje - NACIONALE

Hapet thirrja e re për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është hapur thirrja e re për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje, e cila përkrahet nga Bashkimit Evropian.

Ajo ka treguar se nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet.

Sipas saj, përkrahje të veçantë do të kenë familjet në mbështetje të asistencës sociale.

Të dashur qytetarë, Sapo kemi hapur thirrjen e re për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje me përkrahje të Bashkimit Evropian. Nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet e përkrahje të veçantë u kemi dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes. Ju ftojmë të aplikoni për të përfituar nga subvencioni dhe për të ulur faturat e energjisë!”, ka shkruar Rizvanolli në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme