Hapet qendra për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë - NACIONALE

Hapet qendra për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga sot është hapur qendra për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë, ku pritet që deri në mars të vitit të ardhshëm të trajtohen mbi 1 mijë e 500 qen.

Në hapje të qendrës morën pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori për Shërbime Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci.

Kryetari Rama ka thënë se qentë të cilët trajtohen në këtë qendër nuk do të lëshohen më ne rrugë dhe do kryhen procedurat për adoptim.

“E mira është që pas trajtimit në këtë qendër, qentë nuk do lëshohen më në rrugë por do nisen procedurat për dhënien e tyre për adaptim te qytetarët e interesuar. Për këtë ndihmesë është edhe subvencionimi i tyre prej 50 eurove”, ka thënë Rama.

Ndërsa drejtori i SHPP-së ka thënë se për momentin qendra ka kapacitet për 350 qen.

“Pra, prej këtu më asnjë qen endacakë nuk do lëshohet në rrugët e Prishtinës e që pritet deri në marsin e vitit të ardhshëm të ketë 1500 qen më pak në Prishtinë”, ka deklaruar Brestovci.

Lajme të ngjashme