Hapet Panairi i Librit në Ferizaj
Në Sheshin e qytetit në Ferizaj, është hapur panairi i librit që organizohet nga Klubi letrar “De Rada”.
Sipas njoftimit, panairi do të jetë i hapur deri më 6 gusht.
“Sot në Sheshin e qytetit në Ferizaj, u hap Panairi i librit " Ferizaj 2022", organizuar nga Klubi letrar "De Rada". Në këtë edicion i katërti me radhë, po marrin pjesë rreth tridhjetë botues dhe librashitës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Për t'i bërë homazh poetit të mirënjohur, Xhevdet Bajraj, mikut të madh të Klubit "De Rada" dhe qytetit të Ferizajt, organizatorët kanë shërblyer tre blerësit e parë të të gjitha shtëpive botuese me nga një vëllim me poezi "Vitet që nuk e sollën pranverën" të Xhevdet Bajrajt, botuar në vitin 2017 nga "De Rada".Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën më 6 gusht. Ju ftojmë të bëheni pjesë e festës më të madhe të librit në Ferizaj. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftim.