Hapet aplikimi për subvencionimin e shumë kritikuar për tekstet shkollore - NACIONALE

Hapet aplikimi për subvencionimin e shumë kritikuar për tekstet shkollore

1 vit më parë

nga NACIONALE

80 euro për nxënësit nga klasa e parë dëri në të pestën, 110 nga klasa e gjashtë në të nëntën, është subvencionimi që do të shkoj përmes prindërve, për blerjen e librave të nxënësve.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka hapur tashmë aplikimin, duke publikuar edhe linkun për aplikim.

E plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.

Aplikimin mund ta bëni në Platformën E-Kosova në këtë link:https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Për secilin nga nxënësit filloristë nga klasa 1 deri në klasën e 5, në total do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët nga klasa 6 deri në klasën e 9, do të ndahen nga 110 euro.

MAShTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do të adresoj secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e po ashtu edhe përmbajtjesor.

Lajme të ngjashme