"Hap tjetër i njëanshëm", Franca në linjë me qëndrimin e BE-së për mbylljen e zyrave postare në veri - NACIONALE

"Hap tjetër i njëanshëm", Franca në linjë me qëndrimin e BE-së për mbylljen e zyrave postare në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vendimi i Kosovës për mbylljen e nëntë zyrave të Postës Serbe në veri ngjalli kritika nga Bashkimi Evropian, duke e dënuar ashpër veprimin e qeverisë së Kosovë si "një veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar që shkel marrëveshjet ekzistuese". Edhe ambasada franceze në Kosovë i shtoi jehonë qëndrimit të bllokut, duke shprehur të njëjtat shqetësime për qëndrimin e BE-së.

“Franca e mbështet plotësisht deklaratën e djeshme të BE-së për mbylljen nga autoritetet e Kosovës të nëntë objekteve postare të degëve të Serbisë në veri të Kosovës. Ky është një hap tjetër i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili nuk është në përputhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe dëmton komunitetin serb”, thuhet aty.

Lajme të ngjashme