Hamza uron Thaçin për ditëlindje: Është koha të ritakohemi e festojmë në atdhe, Kosova të pret - NACIONALE

Hamza uron Thaçin për ditëlindje: Është koha të ritakohemi e festojmë në atdhe, Kosova të pret

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar për ditëlindje ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në urimin e tij, i pari i PDK-së ka vlerësuar se ndonëse Thaçi po e kalon ditëlindjen e gjashtë në Hagë, atij nuk i është lëkundur qëndrueshmëria.

Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se tani është koha që ai të rikthehet në Kosovë.

“Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme